Islanda do të mbajë referendum për anëtarësim në Bashkimin Evropian
Islanda do të mbajë një referendum për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimi Evropian “në muajt e ardhshëm”, deklaroi kryeministrja islandeze Kristrún Frostadóttir në një konferencë për shtyp në Varshavë.
Duke folur përkrah kryeministrit polak Donald Tusk, ajo tha se qeveria e saj “ende nuk ka vendosur përfundimisht për datën”, por se kjo do të ndodhë “në muajt në vijim”.
“Tani po shkojmë drejt kësaj në muajt e ardhshëm – është e mundur, duke qenë se ende nuk kemi vendosur përfundimisht për datën, por në muajt në vijim… për të mbajtur një referendum mbi hapjen e negociatave të anëtarësimit të Islandës për një bashkim të mundshëm me BE-në”, tha Frostadóttir, sipas raportimit të The Guardian.
Ajo shtoi se gjatë bisedimeve dypalëshe me Tuskun, ata “diskutuan gjerësisht për rëndësinë e të kuptuarit se bëhet fjalë për hapjen e një mundësie” dhe për integrim më të madh të Islandës me BE-në, duke ruajtur njëkohësisht “respektin për identitetin islandez brenda Evropës”.

