Ismail Dibrani dhe ambasadori Malaj diskutojnë bashkëpunimin midis Kosovës dhe Shqipërisë në sistemin korrektues

Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, ka pritur sot në zyrën e tij ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, në një takim vëllazëror.
Gjatë bisedës, u diskutua mbi mundësitë e bashkëpunimit midis institucioneve korrektuese të të dyja vendeve, me fokus në shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e kapaciteteve.
Dibrani vlerësoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi për përmirësimin e sistemeve korrektuese në të dy shtetet.
