75 Mall Live Search
14:32 / E Hënë, 10 Shtator 2018 / indeksADMonline

Ismaili: Bodrumet në QKUK të tmerrshme, do t’i mbyllim përgjithmonë

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka thënë se pamjet në bodrumet e QKUK-së janë të tmerrshme dhe me të drejtë kanë mllefosur qytetarët e Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook ku Ismaili ia ka bashkangjitur disa fotografi, ka thënë se këto pamje e kanë shtyrë të veprojë.

Ai ka theksuar se bodrumet do të mbyllen përgjithmonë.

Postimi i plotë:

Pamje që nuk duan koment. Pamjet të cilat me të drejtë kanë mllefosur dhe kanë zhgënjyer secilin qytetar, që është ballafaquar me këto shërbime në bodrumet e QKUK-së. Është tmerrshme se si për vite e vite me radhë qytetarët tanë janë trajtuar, apo më mirë të thuhet se janë maltretuar në këto kushte. E rëndë edhe për vetë personelin mjekësor, i cili përkundër vullnetit të madh nuk ka mundur të japë asgjë më shumë sesa profesionalizmin e tij dhe një fjalë të mirë. Thjesht e tmerrshme. Qytetarët tanë meritojnë më mirë. Pamje që më kanë shtyrë të veproj dhe ju siguroj që shpejt nuk do t’i shihni më. Këto bodrume do t’i mbyllim njëherë e përgjithmonë