Ismaili: Çka hyni kaq thellë Vuçiq në territor të Kosovës, për me iu afrue zemrës së saj?
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Social Demokrate, Fisnik Ismaili ka reaguar lidhur me vizitën e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në Kosovë.
Përmes një postimi në Facebook, Ismaili ka thënë se nuk e kupton se pse Vuçiq ia mësyu Drenicës, transmeton Indeksonline.
Deputeti Ismaili ka kritikuar edhe autoritetet kosovare.
Postimi i plotë
S’jam kah marr vesh se çka është tuj lypë ky tipi këtu, edhe pse ia ka mësye me shkue n’Drenicë? Pse autoritetet s’po e ndalin, por po i detyrojnë qytetarët me dalë në rrugë me ia bllokue kalimin? A nime s’kemi shtet, apo është ndoj lojë propagande kjo, që po i manipulon prapë njerëzit?
Bravo Drenicës që i doli ballë, po qysh leshi hyni ky kaq thellë në territor të Kosovës, për me iu afrue zemrës së saj, po më intereson?