Ismaili: Edhe në seancën e buxhetit ka pas koronavirus, do të marrim pjesë edhe në atë të mocionit

PDK ka mbajtur sot një konferencë për media, derisa qytetarëve i është drejtuar deputeti njëherit ish- ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili.
Ai shprehur shqetësimet e tij, karshi asaj që në vendin tonë, po mbahen shumë pak teste për koronavirus, gjë kjo që çon në rrezik dhe nuk tregon numrin e vërtetë të të infektuarve.
Ismaili tha se pavarësisht rrezikut dhe kësaj kohe kur po bëhet apel që të qëndrojmë në shtëpi, ai dhe deputetët e PDK-së duhet t’i përgjigjen thirrjes së kërkuar për mocion kundër rrëzimit të qeverisë Kurti dhe të marrin pjesë në seancë.
“Realisht ne kemi pas edhe kemi marrë edhe kemi pas një rast të tillë, të infektuar ka pasur edhe në kohën kur ne e kemi mbajtur seancën për buxhet.
Pra, këta 31 që sot janë të infektuar, këta kanë qenë të gjithë edhe në atë kohë të infektuar, pra asgjë s’ka ndërru që koha kur e mbajtën seancën e buxhetit.
E vetmja gjë që ka ndërruar është se kemi bërë teste më shumë dhe e kemi kuptu që ata me të vërtetë qenkan në Kosovë dhe unë dyshoj që ky numër është 31.
Unë dyshoj që ky numër është aq i vogël, menoj që numri është më i madh, mirëpo mungesa e testimeve, s’po e tregon numrin e vërtetë.
A e kemi thyer atëherë në kohën e buxhetit dhe a do ta thejmë prapë, thirrjen nga IKSHP për distancnim dhe jo grumbullim, mendoj që jem në një rrisk të qenurit deputet dhe në një rrisk të shërbim të publikimit.
A duhet të merren masa? Më kujtohet atëherë kur Vjosa Osmani pati thënë që Kuvendi është dezinfektuar, besoj që masat i marrin po të njëjtat në mënyrë që të na lejohet të punojmë për atë të cilin jemi thirrur. Ajo na ka siguri neve që s’jemi të infektuar.
Dhe konsideroj prapë që si deputet kurdo që thirret seanca duhet që ta kryejmë punën tonë, por ne jemi 120 deputetë, janë 2 milionë të rrezikuar dhe kjo s’duhet rrezikuar”, tha Ismaili.
Ai shtoi tutje se nëse 2 milionë qytetarë mbesin në izolim me muaj të tërë, në këtë mënyrë të testimit e gjunjëzojmë Kosovën.
Andaj sipas tij hapat duhet bërë që testimi të fillojë me mijëra të tilla, në mënyrë që të dalim nga një situatë./Indeksonline