15:41 / E Hënë, 15 Janar 2018 / indeksADMonline

Ismaili iu premton subvencione specializantëve të papunë

Specializantët e QKUK-së të cilët nuk janë në marrëdhënie pune, pas takimit që kanë pasur me kreun e Ministrisë së Shëndetësisë, Uran Ismailin kanë marrë premtime se statusi i tyre do të rregullohet, raporton Indeksonline.

Sipas specializantëve, ministri u ka premtuar atyre se nga ky muaj deri në qershor ata do të marrin subvencione ndërsa që nga qershori i këtij viti ministri do të mundohet që të gjithë specializantët t’i futë në paga të rregullta.

Rikujtojmë se specializantët e njëjtë gjatë vitit të kaluar kishin protestuar disa herë para Ministrisë së Shëndetësisë duke kërkuar përkrahje nga ky institucion./Indeksonline/