16:20 / E Martë, 06 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Ismaili nuk iu shpëton grevave, të enjten protestojnë specializantët e mjekësisë

Specializantët e gjeneratës 2016/2017 janë revoltuar ndaj ministrit të Shëndetësisë, Uran Ismaili. Ata kanë paralajmëruar protestë për të enjten para MSH-së, pasi thonë se Ismaili nuk e mbajti premtimin për t’i futur në sistemin e pagave.

Specializantët që janë me vetëfinancim, do të kërkojnë sërish që të paguhen nga Ministria e Shëndetësisë. Ismaili iu kishte premtuar atyre se nga 1 janari të gjithë specializantët do të futen në sistemin e pagave.

Protesta e tyre do të fillojë nga ora 9:30 e mëngjesit.