Ismaili: Pas propozimit të PDK-së, trafiku urban falas në Prishtinë

Nga sot Komuna e Prishtinës do të ofrojë shërbimet e trafikut urban falas për të gjithë qytetarët që udhëtojnë në Prishtinë. Ky vendim është marrë me propozim të Grupit këshilltarëve të PDK-së në Prishtinë dhe është votuar nga shumica e tre në Kuvendin Komunal të Prishtinës.
Kryetari i Degës së PDK-së në Prishtinë, Uran Ismaili, përmes një postimi në Facebook është shprehur i kënaqur që propozimi i kësaj partie ka gjetur zbatim dhe do të jetësohet në të mirë të qytetarëve.
“Një ide e mirë e Degës së PDK-së në Prishtinë po jetësohet. Pasi u votua propozimi ynë nga Kuvendi Komunal, tashti trafiku urban në Prishtinë është pa pagesë. Një hap i rëndësishëm ky, që i ndihmon qytetarët, kursen xhepin e tyre, ruan shëndetin dhe inkurajon transportin publik.
Me politika të mira, ndreqet kryeqyteti. Falënderoj të gjitha partitë politike që mbështetën këtë propozim”, ka shkruar Ismaili.