Ismajli i LDK-së tregon se pse i hyri garës për kryetar të Gjilanit

Arbër Ismajli, kandidati për kryetar të Gjilanit nga radhët e LDK-së, ka treguar se pse vendosi që t’i hyjë garës për këtë pozitë.
Ai tha se mori këtë vendim pasi ishte partia që ia kërkoi, dhe pasi kishte parë situatën ku sipas tij qyteti po udhëhiqet nga një kryetar autokrat dhe shpërfillës.
“Ka qenë një kërkesë e strukturave të LDK-së në tanësi t’u përfshi komplet bazën e LDK-së, kryesinë, kryetarin Haziri në vecanti, dy forumet, edhe ka qenë një kërkesë e qytetarëve përtej LDK-së”, ka thënë Ismajli te DPT Te Fidani.
“Ajo çka më k abo me mendu seriozisht edhe me hy në këtë garë politike është vullneti qytetar i cili më ka motive për me qenë pjesë e kësaj gare”.
“Normalisht, njerëzit po e kërkojnë dikë që është afër halleve dhe shqetësimeve të tyre dhe nuk po kërkojnë ma kryetar autocrat i cili nuk i dëgjon dhe nuk I merr parasysh hallet e qytetarëve”.