21:48 / E Premte, 20 Shtator 2019 / indeksADMonline

Ismajli: Lista e re e barnave plotëson nevojat e pacientëve që kanë sëmundje të rënda

Sot është bërë nënshkrimi i listës së barnave esenciale nga ministri në detyrë i shëndetësisë, Uran Ismajli, e ku janë përfshirë mbi 100 barna të reja, të cilat pritet që t’i ulin problemet e pacientëve në vendin tonë. 

“Lista e re realisht e bën një hap drejt zgjidhjes së problemit për arsye se ne e kemi pasur një listë esenciale e cila ka datuar që nga viti 2012 dhe si e tillë nuk i ka plotësuar nevojat as të qytetarëve, por as të profesionistëve shëndetësor”, ka theksuar ministri në detyrë, Ismajli, në RTK.

Ministri në detyrë Uran Ismajli ka thënë se lista e barnave esenciale është një hap drejt zgjidhjes së problemeve që kanë paicentët në Kosovë.

Në RTK, Ismajli ka theksuar se kjo listë e re jep zgjidhje dhe bënë mbulimin e barnave falas dhe për ata fëmijë që kanë sëmundje të rënda, transmeton Indeksonline.

 “Ne e kemi rritur gamën me të cilën bëhet mbulushmëria me anë të këtyre barnave, që i bie që njerëzit me sëmundje të rralla dhe shumë të kushtueshme, e që janë të pamundura për familjet që të mbulohen shpenzimet, kjo listë e re esenciale jep zgjidhje dhe bën mbulimin e këtyre barnave falas edhe për ata fëmijë që kanë sëmundje të rënda”, ka thënë Ismaili.

I pyetur se pse nenshkrimi i kësaj liste esenciale nuk është bërë më herët, Ismajli ka thënë se kjo ka qenë një punë njëvjeçare.

“Ka qenë një listë që ka qenë shumë komplekse. Vetë fakti që nuk është reviduar që nga viti 2012 tregon se ka pasur pengesa, por ne i kemi larguar këto pengesa sepse na ka interesuar jeta e qytetarëve, na ka interesuar xhepi i qytetarëve dhe e kemi kryer. Zgjedhjet askush nuk e ka ditur se do të vijnë, lista ka pasur të nënshkruhet dhe është nënshkruar.  Unë konsideroj se shëndeti i pacienteve nuk duhet të varet nga jeta ose zhvillimet e politikanëve se a duan ta mbajnë fushatën apo jo. Më me rëndësi është jeta e pacientëve tanë se sa fushata politike”, ka përfunduar ministri në detyrë.