75 Mall Live Search
12:22 / E Shtunë, 26 Dhjetor 2020 / OSH

Ismajli: Me mos veprimet e saj, Qeveria Hoti po rrezikon që shteti i Kosovës të filloj vaksinimin e fundit në Evropë

Sekretari i PDK-së, Uran Ismajli në një konferencë për shtyp ka kritikuar Qeverinë e Kosovës në lidhje me vaksinimin që po bëhet në Veri nga Qeveria e Serbisë.

Ai po ashtu kritikoj Qeverinë Hoti se nuk po bën sa duhet për sigurimin e vaksinës, transmeton Indeksonline.

“A mund të na shpjegoj se si Vuqiq nga Beogradi filloj vaksinimin e qytetarëve të Kosovës. Është irrituese se si një qeveri armike hyn në Kosovë, vaksinon në Kosovë.”

“Duke ditur se vaksina është mënyra e vetme i jep fund pandemisë, prioriteti më i lartë i kësaj qeverie do të ishte sigurimi i vaksinës. Me mos veprimet e saj Qeveria Hoti po rrezikon që shteti i Kosovës të filloj vaksinimin i fundit në Evropë.”

“Mos sigurimi i vaksinave ka pasoja shëndetësore dhe ekonomike. Deri sa Kosova ka 0 vaksinimi BE ka siguruar 2 miliardë doza. Derisa Kosova ka 0 vaksinim, vendet e rajonit tashmë kanë siguruar dozat”, tha ai./Indeksonline/