Ismajli me paraqitje fantastike kundër Juventusit, shqetëson Sylvinhon me një problem muskolar?
Skuadra e Torinos barazoi pa gola ndaj Juventusit në ndeshjen e javës së 11-të në Serie A.
Mbrojtësi “kuqezi”, Ardian Ismajli ishte një nga më të mirët në fushë, shkruan Indeksonline
47 prekje të topit, 4 duele të fituara, 8 heqje të topit, 20 pasime të sakta dhe 7.5 vlerësimi në “Sofascore”.
Por, lojtari shqiptar u largua nga fusha për shkak të një shqetësimi muskolar. Shpresojmë të mos jetë diçka serioze para ndeshjeve të muajit nëntor me Shqipërinë./Indeksonline/

