75 Mall Live Search
11:59 / E Martë, 09 Korrik 2024 / L K

Ismajli nuk lejohet të udhëtoi në Gjeorgji në ndeshjen kualifikuese, shkak pasaporta e Kosovës

Tirana nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e futbollistit kosovar Qëndrim Ismajli për ndeshjet e garave evropiane ndaj Torpedos.

Gjerogjia nuk e njeh Kosovën dhe duke qenë se Ismajli ka vetëm pasaportë kosovare, nuk është lejuar të udhëtojë drejt shtetit gjeorgjian.

Dokumentacioni i paraqitur për lojtarin nuk ka qenë i mjaftueshëm që të kalonte për të udhëtuar me skuadrën e në të tilla rrethana, trajneri Bledi Shkëmbi do të ketë një lojtarë më pak për ndeshjen e parë me Torpedo Kutaisi.

Kjo nuk është hera e parë që skuadrat shqiptare përballen me probleme të tilla, ku lojtarëve nga Kosova ose vendet e huaja nuk lejohen të udhëtojnë në shtete të ndryshme.

Tirana e luan të enjten ndeshjen e saj të parë në Conference League në orën 19:00 në Kutaisi, ndërsa sfida e kthimit do të luhet pas një jave.