Ismajli pas tubimeve madhështore në Zvicër, mobilizon strukturat e LDK-së në Gjilan

Kandidati për kryetar të Gjilanit, Arbër Ismajli ka vazhduar tubimet me strukturat e LDK-së në këtë qytet.
Ismajli ka njoftuar për tri takime gjatë ditës së sotme, me kryesitë e nëndegëve Cernicë, Blinajë dhe nëndegës së Lagjes se Vinshnjeve, për të cilët ka thënë se janë harruar nga ana e qeverisjes lokale.
Ismajli ka thënë se në do të jenë bashkë në këtë rrugëtim deri në realizimin e synimit të tyre të përbashkët për një qeverisje më të drejtë, më humane, dhe e cila është e gatshme t’i realizoj kërkesat dhe nevojat e qytetarëvetë Gjilanit.