75 Mall Live Search
15:53 / E Diele, 13 Tetor 2024 / Gj. Sh

Ismajli për ndeshjen me Gjeorgjinë: Kemi ardhur për tre pikë

Kombëtarja e Shqipërisë, kanë arritur në Gjeorgji, ku nesër luajnë ndeshjen e radhës në Ligën e Kombeve.

Kuqezinjtë pas humbjes me Çekinë, do të jenë mysafire e Gjeorgjisë, shkruan IndeksOnline.

Para ndeshjes, mesfushori i Shqipërisë, Ardian Issmajli është paraqitur në konfrencë për media, së bashku me selektorin Szlvinho.

Futbollisti i Empolit tha se kanë ardhur në Gjeorgji për tre pikë dhe se vetëm fitorja i mban ende në garë për vendin e parë në grup.

“Përshëndetje të gjithëve. Ne kemi ardhur këtu për tre pikë dhe ne fitorja na mban. Pa diskutim do dalim më të bashkuar nga ky grup.

Kur e shikon ndeshjen se si kanë rrjedhur me Gjeorgjinë nuk e kemi e merituar, por siç e thash do punojmë për të marrë 3 pikët që duhen.

Besoj që do ja dalim ndeshjen e nesërme sepse grupi është ai që e bën ndeshjen.”, ka deklaruar Ismajli.

Shqipëria ka tre pikë nga tre ndeshje të këtij edicioni të Ligës së Kombeve, duke qënë prapa Hjeorgjisë dhe Çekisë, që kanë nga gjashtë pikë./IndeksOnline/