Ismajli për qeverisjen lokale në Gjilan: Pushtet që jeton me propagandë, për katër vjet nuk arritën ta përfundonin asnjë projekt që lë gjurmë

Kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit, Arbër Ismajli ka listuar një serë akuzash në drejtim të qeverisjes komunale në këtë qytet.
Ismajli e ka përshkruar qeverisjen e Alban Hysenit si një pushtet që jeton me propagandë, ndërsa qytetarët jetojnë me mungësi, varfëri dhe, sipas tij, dështime të njëpasnjëshme.
Përmes një postimi në Facebook, kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit ka thënë se asnjë projekt nuk ka përfunduar.