13:13 / E Mërkurë, 08 Korrik 2020 / indeksADMonline

Ismajli: Spitali i Gjilanit, ka rritur kapacitetet për shtrim pacientësh me Covid-19

Komiteti Emergjent i Gjilanit për paralandalimin e përhapjes së Covidit-19, i kryesuar nga nënkryetari Arbër Ismajli, ka mbajtur sot takimin vlerësues të situatës, pas 20 rasteve të reja pozitive me Covid-19.

Arbër Ismajli, nënkryetar i komunës, i cili udhëheq operacionet në kuadër të komitetit, ka deklaruar në këtë takim se po bëhet vlerësimi i situatës për burimin e infeksionit për rastet e fundit, derisa ka kërkuar nga të prekurit që të vetizolohen në mënyrë që të mos përhapet inkfesioni.

Në këtë takim u tha se Spitali i Gjilanit ka rritur kapacitetet për shtrim pacientësh me Covid-19.

Nndryshe, brenda 117 ditëve të përballjes me këtë sëmundje, në Gjilan janë infektyuar 230 persona, 146 prej tyre janë shëruar, 80 janë raste aktive, derisa 4 kanë vdekur.