17:20 / E Shtunë, 12 Maj 2018 / indeksADMonline

Ismajli uron infermierët për ditën e tyre

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismajli ka uruar infermierët për Ditën Botërore të Infermierisë.

Ismajli ka thënë se që nga marrja e postit të ministrit, përkushtimi i tij ka qenë forcimi i stafit infermierik, qofte me vende të reja të punës apo me trajnime profesionale, shkruan Indeksonline.

Postimi i plotë:
Infermierët janë lidhja e parë dhe më e forta në mes të sektorit shëndetësor dhe qytetarëve tanë. Duke parë rolin e rëndësishëm që kanë, prej se kam marrë postin e ministrit, forcimi i stafit infermierik, qoftë me vende të reja të punës apo me trajnime profesionale brenda dhe jashtë vendit, ka qenë përkushtimi im. Kjo do të vazhdojë edhe në të ardhmen, për një infermieri më të madhe dhe më të përgatitur. Por sot, dua mijëra infermierëve që kemi në gjithë vendin, t’ua uroj Ditën Botërore të Infermierisë dhe t’i përgëzoj për punën e madhe që bëjnë. Urime!

Temat: