Ismet “Baba”: Ballkani është kampion edhe nëse luhet edhe nëse nuk luhet kampionati

Në Kosovë, tashmë gjendja duket jo e mirë, pas 15 rasteve të infektuar me Koronavirus.
Gjatë ditës së sotme në media u raportua lajmi se, UEFA ka vendosur që ti shpallë kampionët e ligave të futbollit, ato skuadra që për momentin gjenden në pozitën e parë.
Ndërsa sa i përket kësaj ka reagur edhe trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi i cili nëpërmjet një reagimi në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se Ballkani është kampion, edhe nëse luhet edhe nëse nuk luhet kampionati, mirëpo sipas tij nëse nu luhet atëher është UEFA ajo që vendos.
Ja postimi i plotë i Ismet Munishit në Facebook: