75 Mall Live Search
11:26 / E Enjte, 12 Maj 2022 / B O

Ismet “baba” flet për të ardhmen e tij, Prishtinën dhe finalen Liverpool-Real Madrid

Ismet Munishi nuk ka marrëveshje me asnjë skuadër dhe po shijon disa javë pushimi pas ndarjes me Gjilanin. Trajneri i mirënjohur kosovar ka folur për Indeksonline duke sqaruar të ardhmen e tij.

“Momentalisht nuk jam duke mendu për asgjë tjetër, përveç se ku me kalu ditë pushimi. Jam duke pushuar dhe u kënaqa” ka thënë Munishi.

I pyetur për shkrimet që lidhnin atë me Prishtinën, Munishi nuk ka përjashtuar këtë opsion.

“Klubi ma i madh dhe trajneri më i mirë do takohen ndonjëherë. Nuk e di se a sivjet, vitin tjetër apo pas dy vitesh, por patjetër që do bëhen bashkë” ka thënë ndër të tjera Munishi.

Trajneri i njohur kosovar ka thënë se ka oferta edhe jashtë Kosovës të cilat është duke i analizuar.

I pyetur për finalen e Ligës së Kampionëve ndërmjet Liverpoolit e Real Madridit, Munishi thotë se finalja do të jetë e paparashikueshme.

“Nuk ka njeri një planet që e din epilogun e kësaj finaleje. Është tejet e barabartë dhe zor e parashikueshme” ka thënë Munishi./Indeksonline/