75 Mall Live Search
18:56 / E Diele, 26 Korrik 2020 / C E

Ismet “Baba” ia prish festën Dritës

Drita ka festuar titullin kampion të Superligës së Kosovës në qytetin e Suharekës.

Por këtë triumf e zbeh humbja në xhiron e fundit ndaj Ballkanit me rezultat 2-1, shkruan Indeksonline.

Ballkani kaluan të parët në epërsi me golin e Visar berishës në minutën e 15-të të ndeshjes.

Rezultatin e barazoi Xhevdet Shabani në minutën e 30-të me një gol të bukur nga gjuajtja e lirë.

Golin e fitores për Ballkanit e shënoi Mirlind Daku në minutën e 65-të të ndeshjes.

Drita është në vendin e parë në tabelë me 68 pikë aq sa ka edhe Gjilani në vendin e dytë. Ballkani në vendin e tretë me 67 pikë.

Drita shpallet kampion për herë të tretë në histori dhe do të luaj në fazën parakualifikuese të Ligës së Kampionëve. /IndeksOnline/