Ismet ”baba” ka harruar shijen e fitores, Ferizaji mposht Dukagjinin

Ferizaji i është kthyer fitoreve në Superligën e Kosovës.
Para tifozëve vendas, Ferizaji e mposhti skuadrën e Dukagjinit, me rezultat 2-1, në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë, shkruan IndeksOnline.
Abdeen Abdul i dha epërsinë Ferizajit, me golin e shënuar në minutën e 21-të.
Edon Sadriu dyfishoi rezultatin në 45+1. Me rezultat 2-0 u mbyll pjesa e parë.
Golin e nderit për Dukagjinin e shënoi Altin Merlaku në minutën e 83-të.
Me këtë fitore Ferizaji shkon në kuotën e shtatë pikëve dhe renditet në vendin e tetë.
Në anën tjetër, Dukagjini ka katër humbje radhazi dhe renditet në vendin e nëntë, me gjashtë pikë./IndeksOnline/