Ismet “Baba”: So met njeri as me shku në syneti!

Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi ka ironizuar kur është pyetur se a e ka parë ndeshjen e Superkupës së Kosovës në mes të Llapit dhe të Prishtinës.
“Baba” në një postim në rrjetet sociale, gjatë ditës së sotme e ka uruar Llapin dhe përsëri e ka përdorur për të bërë shaka.
Ky është shkrimi i tij:
So met njeri as ne syneti me shku .E uroj Llapin per superkupen dhe i deshiroj shume suksese mikut timë T.Batatines , ishalla gjithmonë e manë bajrakun se po i ka hije, e nuk e lshon ate.Me vjen mirë që disa skuadra kete vit kan investu ne perforcime ne futbollistë , kjo me bene te besoj se do te kemi kampionat të rregullt e nuk do të ket karramela për askend.Sa i perket Sc Gjilanit skuadres ku une punoj dhe veproj , ju garantoj spektakel dhe futboll të mirë.Me Respekt nishi i nishave Ismet Munishi .