18:52 / E Enjte, 07 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Ismet Beqiri “emblemë” e LDK-së, ia jep një premtim të madh partisë

Nje nder figurat kryesore te LDK-së, Ismet Beqiri përmes një statusi në Facebook tregoi per zgjedhjet,rezultatet dhe të ardhmen politike

Si një kontributdhenes i madh i LDK-së per shumë vite dhe Kryetar i Degës qdoherë fituese të zgjedhjeve,edhe ne keto të 6 tetorit,ai tregoi me nje postim ,edhe njëhere perkushtimin dhe rendesinë qe ka për të  LDK-ja dhe mbase ai për LDK-në

Ja postimi i tij i plotë:

Të dashur miq,

Anëtarë dhe simpatizant të LDK-së,

Lidhja Demokratike e Kosovës shënoi rezultate të mira në këto zgjedhje. Ju uroj deputetëve të ardhshëm punë të suksesshme parlamentare. Suksesi i LDK-së është sukses edhe i imi sikurse dhe i çdonjërit që e don LDK-në. Çdo votë meriton respekt dhe falënderim ndaj qytetarit.

Padyshim është e rëndësisë së veçantë për mua që Dega e LDK-së Kodra e Trimave, Kryetar i së cilës jam , edhe në këto zgjedhje doli parti fituese, mbetet Dega fituese prej themelimit të LDK-së deri më sot.

Me përkrahje qytetare, isha deputet 14 vite me radhë; pesë mandate duke llogaritur edhe mandatin e vitit 1998.

Si Sekretar i LDK-së në dy mandate, si kryetar i degës së parë, si shef i grupit parlamentar të LDK-së kam punuar me përkushtim. Me të njëjtin përkushtim do të punoj sot, nesër dhe në vazhdim në çdo detyrë dhe përgjegjësi, të cilën ma beson partia ime, LDK.
Me respekt, Ismet Beqiri