75 Mall Live Search
17:58 / E Shtunë, 20 Nëntor 2021 / OSH

Ismet Beqiri flet si kampion nga Kodra e Trimave: Ne vendosëm fitoren, VV-në s’e ndihmoj as Kurti me xhipat e zi

Kryetari i LDK-së në pikën në Kodrën e Trimave, Ismet Beqiri ka thënë se kjo lagje ka dhënë diferencës në mes kandidatit të LDK-së dhe VV për kryetar të Prishtinës me 1184 vota, shkruan IndeksOnline.

Ai ka falenderuar të gjithë banorët e lagjes Kodra e Trimave.

Beqiri pati ca fjalë edhe për kryeministrin Albin Kurti.

“Nuk u’a ndihmoj as vizita e Kurtit me xhipat e zi ditën e zgjedhjeve, as disa kuazianalista etiketues e linques ndaj meje me javë të tëra.

Këta jemi ne, qytetarët e Kodrës së Trimave, ky jam unë, veq me rezultate ua mbyllim gojën, disave që shpifjen dhe linqimin e kanë zanat”.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Anëtar dhe simpatizantë të LDK-së, Vranjevcali e Prishtinali.

Rezultati përfundimtar për Prishtinë,

LDK Kryetar z.Perparim Rama 41746 vota.

1613 vota më shumë se rivali i tij.

KODRA E TRIMAVE me 12 fshatra e saj në këtë diferencë merr pjesë me: 1184 ose 73,4%.

Kjo është IMPRESIONUESE.

Kodra e Trimave, krenohem me ju, ju jeni zemra e LDK-së në kryeqytet.

Faleminderit 6386 herë, për besimin e dhënë dhe 1184 herë për votat e diferencës.

Faleminderit struktura të degës,

Faleminderit qytetarë të Kodrës së Trimave dhe 12 fshatrave të degës tonë.

Faleminderit Prishtinë.

Shumica absolute gëzohen për këtë, e disave u bëhet “qejfi”.

Nuk u’a ndihmoj as vizita e Kurtit me xhipat e zi ditën e zgjedhjeve, as disa kuazianalista etiketues e linques ndaj meje me javë të tëra.

Këta jemi ne, qytetarët e Kodrës së Trimave, ky jam unë, veq me rezultate ua mbyllim gojën, disave që shpifjen dhe linqimin e kanë zanat.

Ecim tutje

I juaji

Ismet Beqiri ✌️

Kryetar i Degës