Ismet Beqiri i kthehet fushatës, pas rastit të dhimbshëm që kishte në familje

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri ka zhvilluar një takim në Kodrën e Trimave, në familjen Vitija.
Ish-kryetari i Prishtinës ka postuar disa fotografi nga ky tubim.
“Familje e ndershme, punëtore, kombëtare dhe përkrahëse e vazhdueshme e LDK-së”, ka shkruar Beqiri.
Pak ditë më parë, Beqiri kishte njoftuar për vdekjen e nënës së tij dhe kishte ndërprerë disa ditë fushatën.