19:04 / E Martë, 19 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Ismet Beqiri i reagon Edi Ramës: Kosova është shtet i pavarur

Nje videopostim i Edi Ramës, ku Kosova është pjesë e Serbisë, ka nxitur reagime të shumta.

Një prej reagimeve të fundit, ka ardhur edhe nga zyrtari i lartë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri.

Ai në një shënim në Facebook ka theksuar se Kosova është shtet nga 17 shkurti i vitit 2008.

Beqiri postimin e Edi Ramës e ka quajtur turpi i radhës.

Reagimi i plotë:

Për ata që “nuk e dinë”, për Edin e Shqipërisë, Kosova shtet i Pavarur e sovran është shpallur më 17 shkurt 2008, me hartën dhe kufijtë e saj. Nuk habitem me turpin e tij të radhës.