Ismet Beqiri nga Vranjevci: Krenar për përkrahjen, të gjithë me LDK-në
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Ismet Beqiri, ka shprehur emocionet dhe mirënjohjen e tij pas takimit me qytetarët e Vranjevcit, duke e cilësuar këtë përkrahje si një ndjenjë të veçantë krenarie.
“Nuk ka ndjenjë më të mirë sesa të jesh Vranjevcali. Faleminderit shumë Kodra e Trimave, Vranjevci im,” ka deklaruar Beqiri, duke theksuar lidhjen e tij me këtë lagje të keyeqytetit dhe mbështetjen e madhe që ka marrë nga qytetarët.
Ai ka shtuar se interesimi i madh i pjesëmarrësve, e ka tejkaluar kapacitetin e sallës sportive, për çka ka kërkuar edhe falje publike. “Kërkoj falje që salla sportive nuk na zinte,” ka shkruar Beqiri, duke e cilësuar këtë si dëshmi të mobilizimit dhe entuziazmit qytetar.

