75 Mall Live Search
17:18 / E Shtunë, 12 Dhjetor 2020 / OSH

Ismet Beqiri tregon arsyen e takimit me kryetarët e degëve të LDK-së në Prishtinë

Kryetarët e Degëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës  në Prishtinë gjatë ditës së sotme janë mbledhur për një takim pune.

Takimin e sotëm e konfirmoi Ismet Beqiri, Kryetar i Degës së I-rë dhe Nënkryetar i LDK-së për IndeksOnline.

Ai tha se ky takim është në vijim të angazhimit dhe shtimit të punës të Degëve të Prishtinës, varësisht nga zhvillimet pandemike por edhe zhvillimet tjera.

“Si njerëz të zgjedhur, udheheqës të degëve, kemi përgjegjësi dhe obligim për koordinimin e punëve tona e veçmas ato me gp të Këshilltarëve Komunal LDK-së të Prishtinës, për këtë ishte në takim edhe z.Halim Halimi, Shef  i grupit.

Do të ketë takime më të shpeshta(të rregullta), veçanërisht puna dhe aktiviteti ynë do të shtohen prej janarit e tutje në vitin  e ardhshëm, vit ky i zgjedhjeve të rregullta lokale por edhe ato eventuale nacionale .

Do të punojmë së bashku, për suksesin e LDK-së në Prishtinë dhe Kosovë”, tha ai.

Në këtë takim morën pjesë, Florian Dushi-Dega II, Hazir Borovci-Dega III, Besian Mustafa-Dega IV, Izet Sadiku-Dega V dhe Halim Halimi shef i gp te Asambleistëve në Prishtinë./IndeksOnline/