75 Mall Live Search
13:32 / E Premte, 27 Shtator 2024 / L K

Ismet Beqiri u rikthehet garave të mëdha, propozohet për deputet nga dega e LDK-së

Ish-kryetari i Prishtinës dhe ish-deputeti i LDK-së, Ismet Beqiri do të rikthehet përsëri në “gara të mëdha”.

Beqiri është parë dje në takimin e thirrur nga Abdixhiku me deputetë, asambleistë e drejtorë lokalë nga kryeqyteti.

Burime të Indeksonlinet bëjnë të ditur se ish-kryetari i Prishtinës është propozuar nga dega e Kodrës së Trimave e njohur si dega e parë.

Bashkë me të është propozuar nga kjo degë edhe Donjeta Dragusha, drejtoreshë aktuale e Bujqësisë në Komunën e Prishtinës./Indeksonline/