75 Mall Live Search
20:57 / E Hënë, 14 Shtator 2020 / indeksADMonline

Ismet Beqiri: Vetëvendosja nuk sheh bardhë në këtë vend kur nuk është vetë në pushtet

Nënkryetari i LDK-së Ismet Beqiri e ka quajtur të mirë marrëveshjen për normalizim ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Uashington, duke thënë se do të ishte gabim që t’i thuhet jo kësaj marrëveshjeje duke pasur parasysh se ajo është iniciuar nga SHBA-ja.

Ai në emisionin Debat Plus të TV Dukagjini ka thënë se Qeveria Hoti dhe LDK-ja konsiderojnë se është bërë një marrëveshje e mirë dhe se janë marrë disa zotime dhe obligime që duhet implementuar në të ardhmen.

“Vetëvendosja që nuk sheh bardhë në këtë vend kur nuk është vet në pushtet.”

“Do të ishte absurde dhe e pakuptueshme që të diskreditohet një marrëveshje dhe do të ishte gabim t’i thuhej ‘jo’ në Kuvend”, është shprehur Beqiri./Indeksonline/