Ismet Mjaki bën thirrje: Sot Vitia s’ka protesta apo propaganda, do të ketë program për zhvillim të shtetit

Kandidati për Deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Mjaku përmes një shkrimi në rrjetet sociale u ka bërë thirrje simpatizuesve të LDK-së të dalin në tubim qendror sot në Viti.
Përmes këtij shkrimi Mjaki tregon se ndryshe nga partitë tjera, LDK-ja do ta shpalos programin për zhvillimin e shtetit.

Nga ora 12:00, sot në Komunën e Vitisë, LDK-ja mban tubimin madhor dhe të fundit.
Postimi i plotë:
“Tubimi qendror sot përmbyllet në Viti, mirë se vini nga ora 12 në përkrahje të kandidatëve, për përzgjedhurit tuaj. Sot Vitia nuk do të ketë protesta, propaganda, xhipa e shamija të kuqe. Por do të ketë program për zhvillim të shtetit, që e bëm bashkë dhe do e ruajmë me fantazisëm, se e kemi amanet nga ata që filluan dhe Presidenti, Ibrahim Rugova”