12:09 / E Hënë, 30 Prill 2018 / indeksADMonline

Ismet Munishi arrin marrëveshje me skuadrën e Ligës së parë?

KEK-u është duke vazhduar t’i fitojë ndeshjet në Ligën e Parë, disa mes zhurmës e disa me rezultat të thellë.

Klubi nga Obiliqi është shumë afër sigurimit të Superligës, çka është edhe qëllimi i kubit.

Trajner aktual është Bledar Devolli i cili vjen nga Shqipëria, por siç duket nuk do ta ketë gjatë në klub.

Elektricistët tashmë kanë marrëveshje me një trajner tjetër, Ismet Munishin.

GazetaOlle mëson se Munishi do ta nis punën në verë, për ta përgatitur KEK-un për Superligë.

Trajneri prishtinas këtë edicion ka drejtuar klubi si Vëllaznimi dhe Feronikeli, ndërsa të dyja janë duke luftuar për mbijetesë.

Munishi më parë ka drejtuar edhe Hajvalinë, Vushtrrinë dhe Dritën.