Ismet Munishi “diss” Lirisë: Unë vlejë sa katër trajnera

Ismet Munsihi ishte një prej favoritëve për ta marr drejtimin e Lirisë.
Edhe pse gjatë ditës Munishi tha për IndeksOnline se kanë mbetur vetëm disa detaje, ai tani ka njoftuar se nuk do të jetë trajner i Lirisë.
Krejt kjo situat ka ardhur pasi klubi prizrenas para disa orëve tha se është në bisedime me 3-4 trajnerë vendor.
Munishi u përkujdes edhe për këtë pjesë, duke theksuar se ai vlen sa katër trajnera,
“Njoftoj opinionin publik se unë ismet Munishi vlej fiks sa 4 trenera. Respekte per klubin e madh Fc Liria dhe tifozet Arpagjikët. Por une nuk jom trener i konkurseve. Do të vazhdoj si analist në T7 Favorit edhe për një kohë shumë të mirë. Respekte.”, ka shkruar Munishi./IndeksOnline/