75 Mall Live Search
19:10 / E Mërkurë, 22 Korrik 2020 / C E

Ismet Munishi: Do t’ia prishim festën Dritës

Gjilani dhe Ballkani kanë barazuar me rezultat 2-2 në ndeshjen e parafundit, ku automatikisht Drita është shpallur kampion.

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi ka thënë se ka bërë një ndeshje të madhe kundër një kundërshtari të vështirë.

Gjilani ka një skuadër të fortë. Ne dhuruam spektakël dhe bëmë lojë të mirë. Falenderoj presidentin dhe klubin e Gjilanit për mikpritjen dhe për korrektësi“, ka thënë Munishi.

Edhe gjyqtarët ishin shumë korrekt dhe nuk patën ndonjë gabim. Kemi bërë lojën më të mirë në kampionat“.

Ai ka folur edhe për dy ndeshjet e fundit, në ligë kundër Dritës dhe në kupë kundër Prishtinës.

Do ta shohim se lojtar kemi në dispozicion pasi disa janë të lënduar dhe do të shohim se a do të mund të luftojmë në dy ndeshjet. Por pse mos t’ia prishim festën Dritës në ndeshjen e fundit“, ka përfunduar Munishi. /IndeksOnline/