75 Mall Live Search
15:09 / E Mërkurë, 09 Nëntor 2022 / C E

Ismet Munishi fajëson fushën për humbjen nga Malisheva

Trajneri i Prishtinës, Ismet Munishi është ankuar në fushën e Malishevës pas disfatës së ekipit të tij me rezultatin 2:1.

Malisheva triumfoi sot ndaj Prishtinës për të marrë tre pikë tejet me rëndësi për objektivin që kanë.

Por, Ismet Munishi pas ndeshjes i përgëzoi lojtarët e tij – teksa tha se nuk e di a ka fushë të tillë si kjo e Malishevës diku në botë.

“Me të thonë të drejtën i përgëzoj lojtarët për angazhimin, kësi fushe nuk e di a ekziston ne botë dikun përveç këtu. Topi kërcen shumë dhe rreziku për lëndime është i madh”, tha Ismet Munishi për Art Sport1.