16:54 / E Diele, 31 Tetor 2021 / C E

Ismet Munishi i befason të gjithë, tregon tifoz i cilës skuadër të Superligës është

Trajneri i skuadrës së Gjilanit, Ismet Munishi, ka reaguar pas ndeshjes ndërmjet Prishtinës dhe Drenicës, e cila përfundoi me rezultat minimal 1-0 në favor të kryeqytetasve.

Munishi përmes llogarisë së tij zyrtare në Facebook ka shkruar se është tifozë i Drenicës edhe kur ajo humbet me hile, duke aluduar se drenicasit janë mposhtur padrejtësisht nga Prishtina.

“Unë vazhdoj të jem tifoz i Drenicës edhe kur e mundin me hile”, ka shkruar tekniku prishtinas në Facebook.

Më poshtë keni postimin e Ismet Munishit.