Ismet Munishi i del në mbrojtje Ballkanit pas nisjes së hetimeve për kurdisjen e ndeshjes ndaj Dinamo Zagrebit

Të shtunën është raportuar se Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka nisur hetimet ndaj Ballkanit, për ndeshjen e vitit të kaluar ndaj Dinamo Zagrebit, e vlefshme për fazën e grupeve të Conference League.
Ndeshja ishte zhvilluar në tetor të vitit të kaluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku kampioni i Kosovës shënoi fitore me rezultat 2-0, shkruan IndeskOnline.
Pas nisjes së hetmeve, ka reaguar edhe ish-trajneri i Ballkanit dhe analisti Ismet Munishi.
Ai ka thënë se Ballkani duhet të luftohet me punë, e jo me intriga.
“Jam teper krenar që kam qenë pjesë e Fc Ballkanit. Askush nuk mund ta mohojë në asnjë formë suksesin e Ballkanit në arenen nderkombëtare. Luftojeni Ballkanin me punë e jo me intriga.”, ka shkruar Munishi./IndeksOnline/