Ismet Munishi ia fillon profesionit që di ta bëjë më së miri

Pas shkarkimit nga pozita e kryetrajnerit të Ballkanit, Ismet Munishi duket se nuk do të mbetet shumë gjatë pa punë.
Një fotografi e postuar nga gazetari Drin Ejupi lë të kuptohet se “Baba” mund të filloj punën si analist në televizionin ATV.
Munishi dhe Ejupi kanë publikuar një fotografi së bashku dhe pritet të shiohet nëse do të jetë pjesë e kësaj platform televizive.
Ish-trajneri i Ballkanit kishte dërguar një “selam” për të gjithë analistët para disa javësh por kjo mund të vlej edhe për të nëse merr rolin e analistit. /IndeksOnline/
