75 Mall Live Search
08:00 / E Enjte, 18 Mars 2021 / Blerim

Ismet Munishi ka një mesazh për Challandesin: Edhe në Kosovë luhet futbolli!

Bernard Challandes ka marr një mesazh nga trajneri kosovar, Ismet Munishi.

Trajneri i Gjilanit, Munishi përmes rrjeteve sociale e ka paralajmëruar teknikun e Kombëtares së Kosovës se edhe këtu (Kosovë) luhet futbolli, shkruan IndeksOnline

“Edhe në Kosovë luhet futbolli zotri Challandes, 25 gola!”, ka shkruar Munishi duke ia bashkangjitur një foto me sulmuesin, Mirlind Daku.

Challandes dje publikoi listën e futbollistëve për ndeshjet e muajit mars – dhe kjo ka bërë që shumë prej analistëve dhe futbolldashësve të reagojë për mos-ftesën e Mirlind Dakut, lojtari i Ballkanit që ka të shënuar 25 gola në Superligën e Kosovës.

Kujtojmë që Kosova do t’i luaj tri ndeshje gjatë këtij muaji, ndaj Lituanisë, Suedisë dhe Spanjës./IndeksOnline/