Ismet Munishi ‘largohet’ nga Ferrari, tani është pilot i Bugattit

Trajneri i njohur kosovar, Ismet Munishi e konfirmon ‘largimin’ nga Ferrari.
Karizmatiku apo baba i futbollit kosovar, sa ishte te Ballkani e quante vetën si pilot të Ferrarit – pasi klubi tregonte cilësi të mëdha në vijën e sulmit, sidomos në kundërsulme, shkruan IndeksOnline
Por, pas largimit të tij nga klubi suharekas – ai iu bashku Gjilanit dhe ende s’e kishte bërë të ditur markën e re të makinës.
Përmes rrjeteve sociale, Munishi ka treguar se tani është pilot i markës, Bugatti Chiron.
“Bugatti Chiron. Për momentin makina më e shpejtë në botë”, ka shkruar Munishi në rrjetet sociale.
Duket se në sezonin e ri, Munishi dhe skuadra e tij nga Anamorava do të njihen si ‘Bugatti’./IndeksOnline/