75 Mall Live Search
23:39 / E Martë, 25 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Ismet Munishi: M’puq e keni filozofa që s’keni luajtur përtej Shkupit

Përzgjedhja e formacionit të vitit në Superligë ka ngjallur reagime të shumta në nivelin e futbollit vendor.

Shumë analistë e kanë cilësuar si jo adekuat përzgjedhjen e 11-shes së vitit, sidomos mos përfshirja e më shumë futbollistëve të Dritës.

Njëri nga trajnerët më me emër në Kosovë, Ismet Munishi ishte kundër mënyrës aktuale të zgjedhjes së formacionit.

Por ai ka një mesazh për analistët e shumtë të futbollit të Kosovës.

Ai ka postuar një fotografi së bashku me Arsim Pepollin ku ka shkruar: “Shume fillozofa po ndigjoj koheve te fundit. Shyqyr qe nuk keni lujte perte Shkupit futboll si une e Shoku jem, se nuk ishit duru hiq. Mpuch e kini”.

Ismet Munishi aktualisht është trajner i skuadrës gjakovare, Vëllaznimi. /IndeksOnline/