75 Mall Live Search
19:20 / E Martë, 04 Nëntor 2025 / MSH

Ismet Munishi ndan rrugët me Dukagjinin

Ismet Munishi nuk do të jetë më trajner i Dukagjinit.

Trajneri ka vendosur të ndajë përfundimisht rrugët me ekipin nga Klina, shkruan IndeksOnline.

Në një njoftim zyrtar, Munishi ka bërë me dije se arsyet e largimit nga ekipi janë tërësisht personale.

“Falënderoj qytetarët e Klinës, presidentin Fabian Veseli, drejtorin Korab Desku, stafin e trajnerëve, Ardian Basha, Ndue Pergjokaj, Valmir Bytyqi dhe Sejdi Morina. Falënderoj lojtarët për sakrificën dhe përkushtimin e tyre” shkroi Munishi.

Në fund, ai i uroi suksese ekipit.

Ende nuk dihet se kush do të marrë pozitën e tij te klubi nga Klina.