14:48 / E Hënë, 04 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Ismet Munishi paralajmëron largimin nga Vëllazënimi (Video)

Trajneri i Vëllaznimit të Gjakovës, Ismet Munishi në një emision në Tribuna Chanel ka bërë të ditur se do të largohet nga klubi nëse nuk kryhen detyrimet e futbollistëve të paktën deri me 25 dhjetor.

Munishi ka thënë se ka shumë oferta nga klubet tjera si për të ashtu edhe për futbollistët dhe i ka dhënë afat 20 ditë kryesisë së klubit, biznesmenëve dhe komunës për të kryer obligimin e pagave.

Kujtojmë se futbollistët e Vëllazënimit kanë tre muaj që nuk paguhen nga klubi.

Deklaratën e Munishit mund ta ndiqni nga minuta e 58-të.