75 Mall Live Search
14:28 / E Martë, 05 Janar 2021 / OSH

Ismet Munishi po rikthehet, por jo si trajner!

Ismet Munishi do të mbetet tifoz i Ballkanit, pavarësisht se pak ditë më parë i kanë ndarë rrugët… Trajneri i njohur kosovar ka folur për Indeksonlinen ku ka treguar edhe planet e tij.

“Sa isha trajner i Ballkanit kam pasur oferta të ndryshme, edhe nga Maqedonia e Veriut e më gjerë. Momentalisht nuk kam plane të rikthehem.

Do të jem i angazhuar si analist në një emision, detajet të cilat do t’i publikojë së shpejti. Do të jem tifoz i Ballkanit deri në fund të sezonit.

Nuk dua të komentoj më shumë për Superligën”, ka thënë Munishi./Indeksonline/