Ismet Munishi si Kadri Veseli: Kam me ju rrasë futboll, mos bëni “ciu-ciu”

Ismet Munishi ka reaguar pas lejimit të stërvitjeve nga Ministria e Shëndetësisë.
Trajneri i Ballkanit gjatë tërë kohës ka qenë i zëshëm duke kërkuar që të plotësohen kushtet dhe kriteret e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Organizatës Botërorë së Shëndetësisë në mënyrë që kampionati të vazhdohet.
Trajneri karizmatik, në rrjetin e tij social Facebook ka dëshmuar edhe një herë se ai gjithmonë ka qenë i gatshëm që kampionati të vazhdohet, por sipas rregullave shëndetësore dhe jo të rrezikohen futbollistët.
“Po doni futboll, kom me ju rrasë futboll. Mos boni tana ciu, ciu-ciu”, ka shkruar Ismet Munishi.
Kur kanë mbetur edhe 11 xhiro për tu zhvilluar, Ballkani është lider i Superligës me 44 pikë pas 22 xhiro të zhvilluara, ndërsa vendin e dytë e mbanë Drita me 43 pikë. /IndeksOnline/