13:50 / E Martë, 11 Tetor 2022 / B O

Ismet Munishi s’i tutet shkarkimit: Jam i mbrojtur si ariu polar!

Prishtina me Ismet Munishin s’është kërka hiç. Por, Ismet “Baba” është i bindur se do ta rikthejë në binarë skuadrën e kryeqytetit.

Por formën aktuale dhe humbjen e radhës ndaj Dukagjinit, Munishi s’e ka frikë aspak shkarkimin.

I pyetur nga Indeksonline rreth shkarkimit të mundshëm të tij, Munishi ka thënë se ndihet i mbrojtur.

“Jo, jo nuk bëhet fjalë për shkarki. Ndihem i mbrojtur te Prishtina sikur ariu polar. Ne nuk i kemi pikët që i kemi meritu. Kemi pas edhe disa mungesa dhe shpejt po kompletohemi. Do kthehemi shpejt tek rezultatet e mira” ka thënë Munishi./Indeksonline/