21:49 / E Diele, 11 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Ismet Munishi te Vëllaznimi? Trajneri tregon të vërtetën

Pas humbjes nga Besa me rezultat 2-0, Vëllaznimi dhe trajneri Gani Sejdiu kanë ndarë rrugët.

Gjatë mbrëmjes kanë qarkulluar lajme se vendin e Sejdiut do ta zë Ismet Munishi.

Por ish-trajneri i Dritës dhe Besës në një prononcim për Indeksonline ka bërë me dije se nuk ka asgjë konkrete.

“Ato lajme janë të pavërteta, nuk ka asgjë konkrete”, ka thënë Munishi.

“Ka pasur vetëm disa kontakte, por unë nuk jam takuar me presidentin e Vëllaznimit dhe pa u takuar me të nuk ka asgjë në këtë drejtim”, vazhdoi trajneri.

I pyetur se a ka gjasa që të emërohet në drejtim të skuadrës gjakovare, Ismet Munishi ka thënë se Vëllaznimi është një klub i madh dhe asgjë nuk e përjashton.

Ismet Munishi është pa skuadër që kur u largua nga Besa e Pejës në muajin shtator. /IndeksOnline/

 

Temat: