75 Mall Live Search
20:11 / E Enjte, 30 Prill 2020 / indeksADMonline

Ismet Munishi thotë se datat e caktuara për rifllimin e Superligës janë në kundërshtim me ligjet

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi ka bërë një postim pas vendimit të FFK-së që Superliga e Kosovës të fillojë nga 30 maji.

Sipas Munishit datat e caktuara nga FFK janë në kundërshtim me ligjet nga Ministria e Shëndetësisë, shkruan IndeksOnline.

Po ashtu Munishi ka thënë që po shihet dëshira që me çdo kusht të filloj futbolli në Kosovë andaj trajneri i Ballkanit ‘propozoi’ Bjellorusin si vend ku mund të zhvillohet kampionati.

Postimi i plotë i Munishit:

E pershendes vendimin e Komitetit Ekzekutiv pran Ffk qe me qdo kusht te filloj kampionati. Por nuk e di daten e fillimit te stervitjeve dhe kur fillon kampionati sepse datat e juaja binë ne kontradikte me ligjet nga Ministria e Shendetsisë. Ju lutem juve qe e dini kur perfundon pandemia te na tregoni edhe neve se na ka zenë meraku ta dimë por edhe duhet te hartojmë nje plan te stervitjes . Po shoh qe keni deshirë te flakt te fillohet me qdo kusht nese ne Kosove nuk ka mundesi atëher te shkojmë ne Bellorusi te luajme . Deri sa federatat e rajonit nuk marrin vendime te ngutshme të votohet unanimishte per fillimin e kampionatit sikurse ju , ku gjendja ne Mal te zi , Shqiperi e Maqedoni eshte me stabile se te ne . A thua qka ju motivon juve kaq shumë që të fillohet me qdo kusht? Shpresoj që qellimet e juaja të jenë fisnike. Ne Fc Ballkani do të jemi të gatshem kur te doni dhe ku të doni , vetem tregone lokacionin. Me respekt Ismet Munishi