Ismet Munishi tregon a ishte i rregullt goli i Benzema

Benzema shënoi një gol në fund të pjesës së parë por që u anulua nga VAR për pozicion jashtë loje.
Rasti megjithatë po krijon shumë polemika pasi që topi i pasuar për Benzeman mund të ketë ardhur nga lojtari i Liverpoolit.
Trajneri kosovar, Ismet Munishi ka dhënë opinionin e tij rreth këtij rasti.
“Goli ishte i rregullt sepse topin e pasoi lojtari Liverpoolit”, ka shkruar ish-trajneri i Gjilanit. /IndeksOnline/